Prokuroria për K.rimet e Rënda i ka dërguar një fletëthirrje ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Thirrja për të dëshmuar në Prokurori mendohet se ka lidhje me akuzat për dosjen 339, përgjjimet e së cilës u publikuan nga gazeta gjermane Bild.
Para pak ditësh, DASH i ndaloi hyrjen në Amerikë ish-kreut të bashkisë së Durrësit dhe famijes së tij, me arsyetimin se është i përfshirë në afera të rënda korruptive.
Dako është thirrur edhe më parë nga K.rimet e Rënda por deri tani nuk ka patur asnjë zhvillim tjetër në lidhje me hetimin e tij.
Nuk dihet ende nëse Dako është thirrur si i dyshuar apo si person në dijeni të ngjarjeve.