Pas aktit normativ ku lokalet e club-et e natës nuk duhet ta zhvillojnë aktivitetin e tyre ndryshe do të gjobiten, pronarët po zhvillojnë një protestë para Kryeministrisë që ky vendim të hiqet.
Pronarë, artistë, DJ e muzikantë janë mbledhur para Kryeministrisë kundër këtij vendimi që prek direkt buxhetin e tyre, pasi përmes muzikës ata përfitojnë të ardhurat e tyre ekonomik
Kompozitori Robert Radoja duke folur për mediat ka ironizuar këtë vendim të qeverisë duke deklaruar se virusi nuk përcillet ditën por vetëm pas orës 20:00.
Ai tha se duhet të kishte më shumë solidaritet mes artistëve, ndërsa i cilësoi ata individualistë.
“Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën kafet janë plot nuk transmetohet.
Pas orës 20:00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot”, tha ai.