Ilir Meta është betuar para shqiptarëve në Bulevard se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, gjë që e bënë edhe më qesharak pozicionin e tij, duke rrezikuar burgun nëse do guxonte ta bënte, si formë e tentativës për grusht shteti.
Me titullin ‘Opozita shqiptare mbështet protestën anti qeveritare të Presidentit’, agjencia e lajmeve Associated Press ka shkruar se shqiptarët janë mbledhur sot duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit të vendit në tubimin kundër qeverisë aktuale.
Për manifestimin ka shkruar edhe prestigjozja amerikane, The New York Times duke iu referuar agjencisë AP.
Rëndësi i kushtohet edhe pjesëmarrjes së opozitës në këtë manifestim.
Washington Post shkruan se Presidenti Meta akuzon liderin e PS Edi Rama si shkelësin kryesor të Kushtetutës së vendit duke emëruar në poste persona duke mos e pasur këtë kopetencë por e vërteta është krejt ndryshe: Meta emëroi nje person bashkë jetuesen e Alibejajt në shkelje të ligjit jashtë çdo kriteri për emrimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Washington Post, që nga marrja e postit tre vjet më parë Meta ka qenë gjithnjë kundërshtar i qeverisë së Edi Ramës duke shkelur kushtetutën dhe ligjet për detyrimet kushtetuese të presidentit.