• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Protesta e 17 tetorit në Tiranë, shprehje e vetëdijes kombëtare

October 8, 2025
in Blog

Nga Zef Ndreka

Protesta e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është tubim solidariteti dhe njëherësh një shprehje e vetëdijes kombëtare në një moment delikat, kur historia e Kosovës po rrezikon të gjykohet nën dritën e paragjykimeve.

Sa dhe si do të ndikojë kjo protestë?

– Së pari për vlera morale dhe simbolike, protesta në Tiranë do të ketë një efekt të fuqishëm.
Ajo do të tregojë se pavarësisht lodhjes, zhgënjimeve politike apo distancës ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, ekziston ende një unitet shpirtëror shqiptar përtej kufijve shtetërorë.

Kjo mbështetje publike i jep legjitimitet moral UÇK-së, si forcë çlirimtare dhe jo kriminale, duke e përballur gjykatën në Hagë jo me heshtjen, por me zërin e historisë.
Në thelb, protesta do të jetë një reagim ndaj ndjenjës së padrejtësisë.

Kur drejtësia ndërkombëtare duket se ka harruar kontekstin e luftës, populli reagon për t’ia rikujtuar atë.

– Së dyti, protesta do ketë ndikim politik.

Politikisht, protesta do të vërë në siklet disa aktorë brenda Shqipërisë.
Nëse pjesëmarrja është e madhe, ajo do të detyrojë klasën politike të mbajë qëndrime më të qarta për çështjen e Hagës dhe për figurat kryesore të UÇK-së.

Në të kundërt, nëse ajo instrumentalizohet nga grupime partiake, rrezikon të humbasë fuqinë e saj si protestë kombëtare dhe të shihet si manovër politike.
Por përtej partive, protesta do të ketë efekt unifikues te qytetarët duke kujtuar se çështja e Kosovës nuk është “e mbyllur”, as vetëm “kosovare”, por kombëtare shqiptare.

– Së treti, protesta do të japë mesazh në planin ndërkombëtar pasi ajo do të ketë vlerë simbolike si sinjal politik për Hagën dhe opinionin publik europian.
Mesazh, se shqiptarët nuk pranojnë që lufta e tyre e lirisë të rishkruhet si “terrorizëm”.
Nëse protestës i jepet jehonë mediatike dhe zhvillohet me dinjitet, ajo mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe në mënyrën si perceptohen dëshmitë dhe proceset gjyqësore.

Mesazhi kryesor do të jetë për Gjykatësit dhe opinionin ndërkombëtar që të ndjejnë presionin moral të një populli që nuk pranon ta quajnë “fajtor” për çlirimin e vet.

– së katerti, protesta do të ketë ndikim të fuqishëm në nivelin shoqëror, pasi ajo mund të rigjallërojë ndjenjën e identitetit të përbashkët që viteve të fundit është zbehur nga lodhja politike, nga emigrimi dhe ndasitë partiake.

Për shumë të rinj që nuk e kanë jetuar luftën, kjo protestë do të jetë një mësim i drejtpërdrejtë për historinë e Kosovës dhe për sakrificën e brezit që solli lirinë.
Protesta do të mbahet me dinjitet dhe do të jetë një leksion qytetarie për të treguar se historia nuk harrohet, se kujtesa kërkon guxim dhe se kombi nuk mund të ndahet nga e vërteta e tij.

Kështu, protesta e 17 tetorit në Tiranë do të jetë më shumë se një grumbullim njerëzish.
Ajo do të jetë një akt kujtese dhe qëndrese morale, një kujtesë për botën se drejtësia nuk mund të jetë e verbër ndaj historisë.

Protesta do të zhvillohet me përmbajtje dinjitoze dhe do të ndikojë fuqishëm në perceptimin publik e ndërkombëtar, duke e forcuar kauzën e drejtësisë për UÇK-në dhe për vetë Kosovën.

Next Post

Spiropali ndaj komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

Përse qytetarët shqiptarë humbën shpresën edhe nga drejtësia e re?

Del Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje, ankimet në gjykata nuk do të pezullojnë prishjet apo konfiskimet

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved