Vërshimi popullor që premtoi PD për t’i dhënë fund “regjimit të Edi Ramës” është me vonesë ndërkohë që pjesëmarrja në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është e ulët.
Krahas eksponentëve të tjerë të PD-së, në shesh është vënë re edhe prania e vajzës së liderit të PD-së, Argita Berishës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi i cili është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.






