Në prag të protestës së 27 Janarit të thirrur nga opozita, Ilirjan Blloshmi në një status në Facbook sjell një bashkëbisedim me një militant demokrat, i cili pavarësisht se nuk përfiton asgjë nga politika është prezent në çdo thirrje që vjen nga lart.
Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:
Do shkosh ne proteste?
-Do shkoj.
-Ke kaq kohe qe beson tek PD-ja, asnje gje nuk ka bere per ty?
-Ata e dine me mire more bir, na therrasin shkojme, duhen rrezuar ata komunistet.
-Po dhe PD-ja, ka komunista?
– Ah more bir, e di qe dhe PD-ja ka komunista, hajduta, maskarenj, tani qe moren dhe gruan e Ilir Metës, si e ka emrin ajo…..Monika, ajo qe i gjojti me upinge ati te gjatit.
-O Lani(i drejtohet, ati qe ka lokalin) ato te mijat (e ka fjalen per pakten dhe kafen), shenoji tek tefteri, as sot nuk punuam. Kismet neser.
Isufi eshte nje demokrat babaxhan, veteriner me profesion, tere jeten e tij nuk i ka thene kurre njeriu plac.
Ne kurriz te ketyre demokrateve, pasurohen ca horra, maskarenj, palaco te PD-se.