Policia ka nisur shoqërimet e para të personave që kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre nga Bashkia e Tiranës.
Pasditen e sotme banorët e “5 Majit” dhe Laprakës marshuan drejt Unazës me pankarta në duar, ndërsa u ulën në shenjë proteste në tokë, duke bllokuar qarkullimin.
Pas kësaj kanë qenë efektivët e policisë që kanë shoqëruar për në polici gazetarin Bledian Marku.