Protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie. Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar drejt ambienteve të Policisë 18 protestues.
Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.




