• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Protestë masive në Shkup për ish-krerët e UÇK, veteranët: Gjyq politik! Ali Ahmeti: Haga, akuza si të Beogradit dhe Moskës (Video)

December 13, 2025
in Aktualitet, Diaspora

Mijëra mbështetës të ish krerëve të tjerë të UÇK akuzuan Gjykatën Speciale se po vepron njësoj si gjykatat e regjimit jugosllav, në protestën e radhës që u zhvillua këtë të shtunë në Shkup. Ali Ahmeti iu përgjigj zërave se protesta zhvillohej për arsye politike kundër qeverisë së Shkupit dhe tha se mbështetja ndaj Thaçit e të tjerëve, bëhet edhe për kontributin në stabilitetin që ka Maqedonia e Veriut sot.

Njësoj si në Tiranë, në Prishtinë, Hagë e Strasburg, veteranët dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së që akuzohen për krime lufte dhe ato ndaj njerëzimit, kërkuan në një protestë masive në Shkup lirimin dhe drejtësinë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Protesta e cila zgjati një orë mblodhi në sheshin “Skenderbeu” mijëra mbështetës nga rajoni, përfshirë edhe përfaqësues politikë, mes tyre Ali Ahmeti nga BDI, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK e Fatmir Limaj i Nismës.

“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, shkruhej në pankartën e vendosur në shesh.
LEXO EDHE:
Protesta për ish-krerët e UÇK, Ahmeti nga Shkupi: Mirënjohje Clark e Rubin që dëshmuan pro Thaçit

Për proces politik foli edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK. Gjyqin në Hagë ndaj Thaçit e ish-krerëve të tjerë të UÇK, ai e krahasoi me ato të gjykatave të regjimit jugosllav.

“Sot jemi mbledhur t’u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale. UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare që mbrojti vendin e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur që më 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK-ja ka bërë krime. Jo drejtësi politike. Kjo gjykatë i ngjan ish-gjykatave jugosllave. Kjo gjykatë sot merret me fakte të fabrikuara, dhe vepra të pabëra”, tha Hysni Guçati.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në RMV Ali Ahmeti njëkohësisht një nga ish-komandantët e UÇK, iu përgjigj qeverisë aktuale të Mickoskit në Shkup, e cila kishte ngritur një shtab krize në rast së përshkallëzimi. Ahmeti tha se protestat në mbrojtje të ish krerëve të UÇK nuk janë politike. Ai tha se akuzat e ngritura nga Haga janë akuza si të Beogradit dhe Moskës, ndërsa shtoi më tej se protesta nuk është kundër Maqedonisë së Veriut.

“Na dridhej lëkura kur dëgjonim që akuzat që ne na i kishte bërë Beogradi dhe Moska i bënte edhe gjykata. Kjo demonstratë nuk është kundër Maqedonisë. Këta që ndodhen sot në gjykatë kanë qenë drejtues që kanë kontribuuar edhe në stabilitetin rajon dhe në Maqedoni. Duhet tu jepet mirënjohje nga gjykata e jo të dënohen për vepra të pabëra”, tha Ahmeti.

5 protestave të mëdha në kryeqytetet e banuara nga shqiptarët u përmbyllën me atë të Shkupit që u finalizua pa tensione dhe incidente. Më 7 gusht të këtij viti u mbajt protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasbourg.

Ish-krerëve të UÇK-së iu është zgjatur disa herë periudha e paraburgimit në Hagë, ndërsa procesi ka hyrë në fazën dhe pritet që me fillimin e 2026 akuza të dorëzojnë zyrtarisht dosjen përmbyllëse për ti hapur rrugë dhënies së vendimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Next Post

Berisha: Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS! Më 22 dhjetor protestë kombëtare

Flamur Noka i shmanget thirrjes së Salianjit për dorëheqje dhe thur skenarë me emrin e Suel Çelën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved