• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Provinca kanadeze kërkon shkëputjen, falenderon Trumpin që i dha idenë

February 16, 2026
in Bota

Pjesa më e madhe e kanadezëve nuk e kanë pëlqyer idenë e Donald Trump-it për ta aneksuar vendin e tyre si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Vetë propozimi kishte shkaktuar një valë patriotizmi dhe ndjenjash antiamerikane, që çuan në boshatisjen e rafteve të supermarketeve nga produktet amerikane dhe në fishkëllima ndaj himnit amerikan në ngjarje sportive.

Por siç shkruan La Repubblica, tani po shfaqet një aspekt i ri: duket se jo e gjithë Kanadaja mendon njësoj. Provinca e Alberta-s, e konsideruar si “Teksas-i i Kanadasë” për shkak të prodhimit të brendshëm bruto dhe rezervave të naftës, do të vendosë brenda vitit me referendum nëse do të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit dhe të bëhet autonome. Lëvizja për pavarësi thotë se duhet të falënderojë një amerikan të pasur për këtë: Trump-in.

Promotorët e ndarjes së provincës nga Kanadaja e kanë cilësuar si “një mundësi” propozimin provokues të aneksimit të hedhur vitin e kaluar nga ish-presidenti amerikan. Separatistët e shohin atë si një aleat të fuqishëm që mund të sfidojë politikën liberale dhe të ringjallë prodhimin e naftës.

Kundërshtarët nga ana tjetër, e shohin si një përpjekje për të shpërbërë kombin. Mundësia që shkëputja të kalojë konsiderohet e pamundur për momentin, por një krisje në shoqërinë kanadeze tashmë duket e qartë. Dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Trump.

Perspektiva e shkëputjes së Alberta-s e shqetëson Kanadanë. Provinca perëndimore është një fuqi e burimeve natyrore dhe zotëron pjesën më të madhe të naftës bruto kanadeze. Vetëm Arabia Saudite dhe Venezuela kanë rezerva më të mëdha. Zyrtarë të administratës Trump kanë pritur disa herë në Washington liderët separatistë të Alberta-s për të diskutuar mbi energjinë dhe tregtinë.

Steve Bannon, strategu historik i presidentit, ka ushqyer debatin mbi pavarësinë, ndërsa sekretari i Thesarit Scott Bessent ka mbështetur së fundmi lëvizjen duke deklaruar: “Njerëzit duan sovranitet.”

Mitch Sylvestre, i cili ka nisur referendumin, është shprehur i impresionuar pas takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit amerikan: “Besoj se ata do ta mirëprisnin një Alberta të lirë dhe të pavarur.”

Sipas Sylvestre, Washington-i nuk do ta bënte rajonin kanadez shtetin e 51-të, por do të zhvillonte shkëmbime tregtare. Vetë Trump nuk ka komentuar deri tani mbi shkëputjen e Alberta-s.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjeve të Wall Street Journal duke thënë se “anëtarët e administratës takojnë grupe të ndryshme të shoqërisë civile. Nuk është shprehur asnjë mbështetje dhe nuk janë marrë angazhime.”

Por momenti kur Trump mund ta bëjë këtë, për të vënë në vështirësi kryeministrin kanadez Mark Carney, mund të mos jetë i largët.

Next Post

VIDEO/ Strakosha nuk është “normal”! Portieri i Shqipërisë pret penalltinë në “këndin e pamundur”

Të njëjtët ndjeksa të palodhur dhe të pa punë! Berisha i "fikur" si në çdo protestë dhe lehje të radhës (Video)

Bëmat e gjyqtarit Gerd Hoxha. Sa lekë mori nga bosi i kokainës Trifon Murataj? Babai me Audi Q7, si e kaloi Vetingun dhe kërkesa e SHBA-BE për t’a larguar nga drejtësia

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved