Partia Socialiste ka mbledhur 52 firma deri para një orë për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Për kërkesën e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI.
Kjo kërkesë pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Kujtojmë që PS i ka kërkuar presidentit të reflektojë, si një mundësi për shmangur shkarkimin e tij.