Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konferencë për shtyp e pranoi hapur se rol kyç në këtë marrëveshje ka pasur presioni ndërkombëtar.
Ditën e djeshme u ulën në tryezë të përbashkët pas shumë kohësh dhe debatesh PS-PD-LSI për çështjen e shumëpërfolur, atë të Reformës Zgjedhore ku edhe u arrit marrëveshja. Një nga konkluzionet ishte që reforma të përfundojë deri më 15 Mars.
“Aktet jane këto, reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga paratë e krimit. Parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike nga e cila vendimet do të dalin me konsensus. Këto janë kushet që opozita vendosi. Këto janë kushtet me të cilat u arrit marrëveshja falë tensionit ndërkombëtar”, thotë ndër të tjera Basha gjatë fjalës së tij.
Basha për herë të parë e pranon që marrëveshja nuk u arrit falë vullnetit të mazhorancës por nga presioni i ndërkombëtarëve.
Basha deliron dh shikon ëndrra, sepse çdo vendim ligjor kërkon votën e parlamentit DHe votën e 86 deputetëve, që mazhoranca aktuale nuk i ka, sepse deputetët aktual janë përjashtuar nga formacionet politike PD-LSI. Kurse opozita e rrugës nuk ka asnjë, thjeshtë është një bashkëbiseduese në emër të grupit të partive që jo vetëm se nuk përfaqësohen asgjëkundi, por nuk kanë asnjë anëtar, as njerzit e afërt të tyre./Ekskluzive.al