Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit për opinionin e tyre, lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.
Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni që ai përfaqësonte nuk komenton raste që janë në proces zhvillimi e sipër.
“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian






