Ndërkohë që PS po rrit presionet për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta duket po mundohet ta kamuflojë frikën që e ka pushtuar me foto që tregojnë shumë.
Mëngjesin e sotëm Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me macen e tij të dashur dhe ka risjellë në vëmendjen e të gjithëve një këshillë të tijën që duket se e ka kthyer në moto dhe e përdor sa herë që është në vështirësi, ‘me qetësi dhe dashuri’.
“Një fundjavë të mbarë! Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan Presidenti Meta teksa shfaqet në foto me macen Sasha