Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Spahiu rendit arsyet se përse dje mungoi një mesazh ngushëllimi nga Sali Berisha për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.
Postimi i plotë:
Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?
Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku.
Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai:
Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.
Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për tu kuruar nga Covid19.
Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.
Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.
Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.
Bashkim Kopliku
Dashamir Shehi
Gramoz Pashko
Ilir Rusmaili
Bamir Topi
Gazmend Oketa
Jozefina Topalli
Vet i zgjidhte dhe vet i denigronte.
Vet i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.
Sali Berisha i hedh rrugve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.
Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndrrojnë jetë.
Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.
Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”
Tradita e dhe Kanuni Malsisë Gjakovës e kërkojnë q? sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkpuntorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqsisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndrroi jetë.
Nuk ja fal kritikat që Bashkim Kopliku i bëri këto vitet e fundit.
Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare.
Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër.
Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kish mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid19 që kanë mbushur portalet e Partis? Demokratike.
Veçse nuk është i aftë të kuptoj se në frigoriferin e morgut ka futur Partinë e tij, që e krijoi me Bashkimin, Azemin, Gramozin, Banirin, Dashin, Jozefinën, Astritin, Meksin …….
Lamtumirë Bashkim Kopliku: o burr fisnik dhe elitar. Ty sot të nderon Shqipëria, pavarsisht se të harroj partia.