Shtetet e Bashkuara kanë nisur të aplikojnë tarifa gtegtare ndëshkuese ndaj Kinës, ndërsa ka shtyrë për më vonë vendosjen e tyre për Meksikën dhe Kanadanë. Edhe pse duket si një luftë tregtare, në zemër të saj është lufta ndaj drogës. Madje presidenti amerikan, Donald Trump, i klasifikon tani kartelet e drogës si grupe terroriste
Trump thotë se po i përdor tarifat jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për të “luftuar plagën e fentanilit”. Le të gërmojmë pak për këtë.
Çfarë është kriza e fentanilit?
Fentanili është një qetësues i ligjshëm, por gjithashtu është prodhuar ilegalisht dhe shitet nga bandat kriminale. Është shumë më i fortë se heroina. Në vitin 2022, mbi 70.000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e fentanilit.
Cili është roli i Kinës? Zyrtarët amerikanë thonë se kimikatet e përdorura për fentanilin vijnë nga Kina. Shtëpia e Bardhë thotë se “zyrtarët kinezë nuk kanë arritur të ndërmarrin veprimet” e nevojshme për ta ndaluar këtë. Kina mohon të ketë njohuri për tregti të paligjshme të drogës.
Cili është roli i Meksikës? Autoritetet amerikane fajësojnë bandat meksikane të drogës për furnizimin me fentanil. Shtëpia e Bardhë akuzon kartelet e jashtme meksikane se kanë “një aleancë të patolerueshme me qeverinë e Meksikës”, por presidenti i Meksikës e quajti këtë “shpifje”.
Cili është roli i Kanadasë? Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se kartelet meksikane po drejtojnë laboratorë fentanli në Kanada. Kryeministri i Kanadasë argumenton se më pak se 1% e fentanilit që hyn në SHBA, vjen nga vendi i tij.
BBC