Eugen Beci, ish-prokurori që ka çuar për gjykim dhe ka kërkuar rihapjen e dosjes se Peshkëpisë për Fredi Belerin tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK duhet të paraqesë prova bindëse për Belerin. lidhur me akuzën për shit-blerje votash.
Kjo, sipas tij pasi krimet zgjedhore duhet të vërtetohen katërcipërisht për të mos arritur që prokuroria të bëhet palë në një proces zgjedhor.
I pyetur lidhur me dosjen e Peshkëpisë, Beci u shpreh se ai arriti ta merret të pandehur Belerin dhe të krijonte një bazë të dhënash në dosjen penale, por dosje që u rihap dhe më pas u mbyll nga SPAK për arsye procedurale.
“Ky (Beleri) është një subjekt që sa herë drejtësia ka dashur ta hetojë ka pasur ndikime politike nga subjektet në Shqipëri që janë pro grekë dhe figura të politikës shqiptare që kanë ndikuar në hetim. Unë e mora të pandehur, krijove një bazë të dhënash në dosjen penale. Sot është një dosje e rifilluar, por e mbyllur sërish nga SPAK për arsye procedurale që do duan kohë për t’u shpjeguar”, tha Beci.