Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shkruar në facebookun e tij në në lidhje me ish-deputetin e PD, Gilman Bakalli.
Spahiu shkruan se në 2009 kur Bakalli protestonte se nuk gjente as votën e tij, Shkodra heshti, dhe PD e groposi atë votë.
‘KUJTESË: Prof. Gilman Bakalli ndërroi jetë në moshën 49 vjeç.
Në 2005 ishte deputet i PD, por në 2009 ai kandidoi si deputet i Polit të Lirisë kundër qeverisë Berisha. Nga rezultati votimeve doli që Shkodra i kishte dhënë zero votë. Profesor Bakalli protestoi i vetëm dy muaj rresht me parrullën: “Ku është vota ime dhe e familjes?”.
Shkodra heshti dhe partia e tij e groposi votën dhe idealin e tij”-shkruan Spahiu.