• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse kaq urrejtje kundër një gruaje?

March 4, 2026
in Blog

Nga Gjergj Zefi

Nga hetimi te linçimi publik: kur drejtësia rrezikon të kthehet në spektakël dhe politika kërkon një kurban për t’u flijuar…

Ka shpërthyer një histeri kolektive që po ndërtohet me kujdes kirurgjikal rreth emrit të Belinda Ballukut. Jo thjesht hetim. Jo thjesht dyshim. Por një lloj etjeje publike për burg, për ta bërë shembull, për “kryqëzim” mediatik.

Prokuroria e posaçme bën shumë mirë që heton, fundja për këtë punë është ngritur, për të hetuar. Dhe t’i shkojë deri në fund kësaj gjëje. Por punët e mira bëhen me dashuri dhe jo me urrejtje. Prokurorët e SPAK (ose ndofta dikush po flet në emër të tyre) paskan thënë se Belinda mund të dënohet me 35 vjet burg, jo po me vdekje.

Këtu lind pyetja e thjeshtë, që s’ka nevojë për filozofi juridike:
Nëse për një çështje tenderësh diskutohet 35 vjet burg, sa do të marrin ata me disa vrasje të provuara? Sa do të marrin përgjegjësit politikë të tragjedisë nga Shpërthimi i Gërdecit? Sa do të marrin përgjegjësit politikë për viktimat në Protestën e 21 Janarit?

Dhe pastaj, në fund të kësaj piramide përgjegjësish, trekëndëshi politik që dominoi tranzicionin shqiptar: Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Nëse flasim me gjuhën e proporcionalitetit, sa vite do të kërkojë drejtësia për ta? Apo matematika ndryshon sipas momentit?

Drejtësia nuk është reality show

Një sistem serioz, drejtësia nuk flet me hiperbola. Nuk ushqen turmën me maksimumet e Kodit Penal si tituj gazetash. Drejtësia heton, mbledh prova, formulon akuza dhe lë gjykatën të vendosë.

Kur në opinion hidhen shifra të tilla ekstreme, krijohet një klimë që i ngjan më shumë gjygjeve publike sesa një procesi penal. Dhe këtu lind një tjetër pyetje, më e pakëndshme:
A do të ishte e njëjta histeri nëse në vend të Belinda Ballukut do të ishte një burrë me peshë tradicionale politike?

Sepse historia e tranzicionit shqiptar është plot me ministra që kanë firmosur tendera. Nga e majta te e djathta. Nga koha e privatizimeve të shpejta te koncesionet moderne.
Më thoni vetëm një emër ministri në 35 vite që ka firmosur tenderë “në barazi”, pa asnjë hije, pa asnjë kontestim, pa asnjë akuzë politike. Vetëm një dua.

Nëse sistemi ka qenë problematik për dekada, atëherë ose duhet hetuar i gjithë modeli, ose duhet pranuar se po kërkohet një simbol për t’u flijuar.

O tempora, o mores…!

Në diskursin publik duket sikur kemi kaluar nga “ta hetojmë” në “ta dënojmë”.
Dhe këtu ironia bëhet e hidhur: drejtësia që duhej të çlironte vendin nga standardet e dyfishta, rrezikon të përceptohet si selektive nëse masa e reagimit nuk përputhet me masën e fajit të provuar.

Prokuroria duhet të hetojë. Madje duhet të hetojë fort. Por drejtësia e fortë nuk është drejtësi e zemëruar. Është drejtësi e ftohtë, e saktë dhe proporcionale.

Mos harroni, fjalinë biblike që i atribuohet Jezusit për Maria Magdalenën: “Kush është pa mëkat, le të hedhë gurin e parë.”
Në një vend ku tranzicioni ka prodhuar afera pa fund, ku përgjegjësitë politike shpesh janë tretur në kohë, është legjitime të pyesësh: a po hidhen gurë për të pastruar sistemin, apo për të qetësuar turmën?

Hetimi ndaj Belinda Ballukut duhet të ecë pa presion politik dhe pa zhurmë spektakolare. Nëse ka faj, duhet të ketë dënim. Nëse nuk ka, duhet të ketë rehabilitim publik.

Por në një shtet serioz, dënimet nuk maten me nevojën për shembull, as me etjen për simbol. Maten me prova. Dhe mbi të gjitha, me proporcionalitet.

Sepse drejtësia që ushtrohet me urrejtje, herët a vonë, kthehet në padrejtësi./Pamfleti

Next Post

S'ka mrekulli në "Camp Nou": Barça fiton 3-0 kundër Atleticos! Madrilenët janë finalistët e parë të Kupës së Mbretit

Real Madridi bën "vetëvrasje" mes nervave: Humbet 0-1 kundër Getafes dhe shkon -4 pikë nga Barça kryesuese! Miqtë fitojnë në "Bernabeu" pas 18 vitesh

Ishin në operacion, dy efektivë të "Shqiponjave" në Dibër bien nga lartësia! I shtyu personi që do arrestonin! Njëri niset me helikopter drejt Tiranës, ka lëndime në kokë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved