Nga Anri Bala
Ka plasur nje histeri kolektive per Bujar Leskaj, pse kishte kthyer disa gota para protestës se sotme per lirimin e ish krereve te UÇK-se, a thua se Bujari eshte perfaqesuesi i ndonje besimi fetar i betuar per besnikeri dhe devotshmeri!
E para nje here Shqiperia eshte shtet laik, per ata qe nuk e dine dhe si e tille, deputetet e ketij vendi nuk kane detyrime morale apo zbatime te doktrinave fetare, sidomos kur jane jashte orarit te punes. Madje dollia eshte pjese thelbesore e kultures dhe trashegimise kombetare, qe simbolizon mikepritjen, ndryshe do kishim “fasting” si pasuri kombetare.
E dyta, deputetet jane njerez si ne, hane e pine si ne, here here me sa duket pak me shume se ne, ose shume me shume se ata qe nuk pine aspak… por ne thelb nuk jane te jashtezakonshem. Madje dhe ne tualet shkojne njesoj si ne, se mos mendon dikush se shkojne me vertikale. Per dreq mu kujtua telekomedia “8 persona plus”, ku njerezit ne te ardhmen do ecnin kokeposhte dhe ne vend te kepuceve do vishnin dorashka.
E treta, nese opinioni publik dhe shoqeria jone do denonte me te njejten “egersi” politikanet bazuar mbi moralin sikurse pretendojne, Edi Rama me gjithe ato akuza ose shpifje, nuk do ishte zgjedhur kurre kryeminister per te 4-en here.
Nuk e kam per “bujaret” e politikes, se per ata me rruhet aq sa i rruhet Bujarit per PD-ne. Por e kam per ata qe iu perveshen dikujt qe ne ngazellim e siper paska rrokullisur disa gota mes miqsh (s’po perdor eksitim si fjale, se mos na i bie dikujt te fiket mbi tastiere).
Me mire nje Bujar i pire qe nderon ata qe luftuan per liri dhe pavaresi, ne kundershtim me doktrinen partiake, se sa nje tufe kritikesh qe perligjin genocidin serb me indiferentizem.
Solidarizimin nuk ja kemi borxh Bujarit o tunxher, por 12 mije viktimave dhe te gjithe atyre qe dhane jeten per liri…/Ekskluzive.al