Lobim me para ruse nga kompani ofshore
Lobimi në SHBA i Lulzim Bashës, denoncuar nga “Mother Jones” më shumë se 4 vite më parë, kur Lulzim Basha, në mars të 2017-ës, gjatë kohës së çadrës, krijonte skema dhe paguante mbi një milion dollar duke firmosur kontrata me Nick Muzin, lobist pranë ish-Presidentit amerikan, Donald Trump ëhtë një skandal që ligjërisht ështe mbyllur megjithse provat janë kokëforte dhe të padiskutueshme.
Basha shkon në fushatë dhe bën foto me Presidentin. Kontrata është e qartë, e raportuar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga vetë Nick Muzin, për pagesë mbi 1 milion dollarë, të konfirmuara si të kryera 675 mijë dollarë, një pagesë fillestare 500 mijë usd dhe më pas tri pagesa nga 150 mijë, një pagesë 75 mijë dollarë dhe një pagesë tjetër prej 25 mijë dollarësh, e cila kjo e fundit është zyrtare e bërë nga PD-ja dhe e deklaruar në KQZ.
Basha deklaroi se paratë janë mbledhur në SHBA, nga donacione mëmëdhetarësh, ndërkohë ajo rezultoi të jetë një gënjeshtër.
21 Janari
Lulzim Basha e ka vlerësuar si tragjike ngjarjen e 21 janarit, por ka mohuar përgjegjësinë e tij në të.
“21 janari është një ngjarje tragjike pasi humbën jetën katër persona. Unë nuk e kam politizuar atë. Mbi të po heton drejtësia, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë. Edhe ICITAP ka vlerësuar punën e policisë”, ka deklaruar Basha.
Ai tha se nuk ka përgjegjësi sepse nuk është përgjigjur në protesta në të njëjtën mënyrë siç bëri Sali Berisha në 21 Janar, duke nënkuptuar se ka qenë ish-kryeministri ai që dha urdhrin për të qëlluar mbi qytetarët.
PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar.
Dosja Durres -Kukës
Pjesë nga raporti i KLSH për skandalin me rrugën Durrës-Kukës
1. Realizimi i kontratës së ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e punimeve të ndërtimit, mund të sjellë pasoja të cilat gjatë zbatimit të kontratës reflektohen me rritje të kostos së ndërtimit.
Këtë tregon edhe fakti kur, pa u realizuar as 10% e punimeve të rrugës, kontraktori pa projekt përfundimtar, mbështetur në kushtet e kontratës së lidhur ka kërkuar shtesë të volumeve të punës në vlerë 141.9 milionë euro ose 34% mbi vlerën fillestare.
2. Për të evituar rritjen e mëtejshme të kostos së ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, KLSH-ja i ka propozuar Këshillit të Ministrave që, pas miratimit të projektit të detajuar të zbatimit në DPRR dhe në KRRTRSH, të gjenden mundësitë e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit me shoqërinë Bechtel&Enka, për të rishikuar disa përcaktime të kontratës, dhe veçanërisht: Rishikimin e shtojcës 1 për “Çmimet për njësi” të kontratës, për t’i përshtatur ato me çmimet për njësi të aplikuara deri tani në tregun shqiptar;
Rishikimin e shtojcës 10 për “Sasitë e synuara”, në të çilen janë përcaktuar zërat e punës (volume) të kontratës, për t’i përshtatur ato me zërat e punës që aplikon DPRR-ja për ndërtimin e rrugëve; Rishikimin e klauzolës për përjashtimin nga detyrimet fiskale të sipërmarrësit Bechtel&Enka, për të siguruar përputhshmëri me Kushtetutën dhe legjislacionin fiskal shqiptar”.
3. KLSH verifikon qartë në një raport të ri të paraqitur në mesvitin 2008 në Kuvendin e Shqipërisë: “Për këtë propozim nuk kemi ndonjë përgjigje dhe nga verifikimi rezulton i pa zbatuar”. KLSH i referohej një akti konkret, letrës se Bechtel drejtuar DPRR ku kërkonte haptazi ndryshimin e shtojcës 10 të kontratës, “Çmimi i synuar” duke paraqitur dhe një preventiv të ri me volume të ndryshuara së bashku me çmimet për njësi.
4. Bechtel kërkonte shtesë kontrate me 141.9 milionë euro deri në vlerën 560 milionë euro pa përfshire TVSH. Në maj të 2007 ministri kërkoi të argumentohet rritja e kostos. Ndërkohë, DPRR i përgjigjet: “Vlera prej 560 milionë euro që ju i referoheni është një përllogaritje paraprake në bazë të të dhënave jo përfundimtare; vlera përfundimtare do të jepet në momentin e përfundimit të projektit dhe preventivit me volume e punës”.
5.Ministri i Financave: “Jemi venë në dijeni se, pas llogaritjes paraprake mbi bazën e të dhënave nga projektuesi, kostoja e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash është rritur në 560 milionë euro ose 34% me shumë; kërkojmë në mënyrë urgjente të bëhet argumentimi financiar i kësaj shtese dhe të gjitha ndryshimet të paraqiten dhe të miratohen në Këshillin e Ministrave”.
6. Prokuroria e Republikës: “Duke analizuar të dhënat rezulton se nga aplikimi i çmimeve të pabazuara mbi volume të pasaktësuara nga projekt zbatimi, kemi një rritje të pajustifikuar prej 84.7% të vlerës fillestare të kontratës. Duke përdorur të njëjtën analizë rezulton se rritja prej 229 milionë euro e vlerës fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7% të saj të pajustifikuar. Në këto kushte, demi i shkaktuar shkon në shifrat rreth 385 milionë euro vetëm për dy segmente të kësaj rruge”.
Të tre këta krime në Shqipëri, nuk u hetuan asnjëherë, nuk u morën seriozisht, dhe mbyllën me procedurë, nuk u ankimua, e kështu me radhë.
Lind pyetja: Përse amnistohen veprat penale të Lulzim Bashës? Kush qëndron pas tij dhe kush e komandon drejtësinë që në rastin Basha lë shumë për të dyshuar për rastet e rënda kriminale të tij?! /Ekskluzive.al