Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka mbajtur ditën e sotme një konferencë bashkë me kryeminsitrin e vendit, Edi Rama.
Zyrtari i lartë i KE-së është pyetur nga gazetarja se përse Shqipëria mbetet peng i Maqedonisë së Veriut dhe nuk vlerësohet për arritjet e veta, në mënyrë që t’i çelen negociatat për integrim në Bashkimin Europian.
Por Michel është përgjigjur se problemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhen parë si të përbashkëta dhe si rrjedhojë të bashkëpunohet për zgjidhjen e tyre. Për këtë arsye ai tha se mbështet nisma si Ballkani i Hapur.
Pyetje: Pse mbahet peng Shqipëria, pse nuk vlerësohet çdo shtet për arritjet e veta?
Michel: Keni të drejtë, objektivi kryesor që kam unë është që t’i japim energji të reja procesit. 27 vende anëtare duhet të marrin një vendim të përbashkët, por unë kam marrë iniciativën që këtë çështje ta vendosim në tavolinë dhe ta diskutojmë. Që të bëjmë të mundur të kalojmë sa më shpejt sfidat dhe të hapim negociatat.
Duhet të bashkëpunoni dhe të bashkërendoheni në nivel ministrash. Të konsultohemi me miqtë tanë për këtë, jo për të gjetur një justifikim tjetër.
Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është që të përfshijmë në nivel politik të 27 udhëheqësit e BE-së. Dhe kjo është ajo që po bëjmë. Iniciativa e Ballkanit është një ide për të bashkëpunuar të gjithë së bashku.