SPAK ka nisur hetimet për 3 nga 4 koncensionet korruptive të Ilir Beqajt me vlerë mbi 400 milionë euro: Për “Check-up” e Vilma Nushit, sterilizimin e Ilir Rrapajt shokut të Beqajt dhe laboratorët që nuk ekzistojnë të Janis Karathanos. Sipas burimeve, hetimet e SPAK pritet të finalizohen me arrestime dhe bllokim pasurie.
Por, çuditërisht SPAK nuk ka nisur hetimet, të paktën zyrtarisht, për koncensionin e katërt, atë të hemodializës së oligarkut Klod Allajbeut, simbol i korrupsionit dhe mashtrimit në shëndetësi.
Dhjetëra fakte, raporte të KLSH dhe investigime kanë konfirmuar se koncensioni i dializës për të sëmurët nga veshkat, me vlerë 84 milionë euro, është po aq korruptiv se edhe 3 koncensionet e tjera.
Po pse SPAK ka diferencuar dhe po amniston Klod Allajbeun, për të cilin thuhet se po lëviz paratë drejt Anglisë, për të qenë gati në çdo moment për t’ia mbathur?
Nuk dihen me saktësi se pse prokurorët e SPAK po operojnë me dy standarde, por Prapaskena po u kujton edhe një herë disa fakte, rreth korrupsionit me koncensionin e hemodializës.
1.15 miliardë lekë pa nisur shërbimin
Shoqëria koncesionare e ofrimit të shërbimit të dializës në disa rajone të vendit ka përfituar më shumë 1.1 milonë USD pagesa për shërbime të pakryera.
Një auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka evidentuar se shoqëria koncesionare ka arritur të përfitojë pagesa për shërbimin e dializës në dy rajone të vendit, për periudha kur shërbimi në rajonet në fjalë nuk ka ekzistuar.
Përfitimi i pagesës është mundësuar falë një vendimi të formës së prerë të marrë nga Gjykata Administrative e Apelit.
Mosmarrëveshja midis FSDKSH dhe koncesionarit lidhet me datën e fillimit të pagesës për qendrat e dializës në rajonet Korçës dhe Elbasanit, ku Fondi ka zbatuar si datë të fillimit të pagesës, datat e njoftuara zyrtarisht nga MSHMS, për fillimin e aktivitetit në secilën prej qendrave, përkatësisht për Rajonin e Elbasanit më datë 27.03.2017 dhe për Rajonin e Korçës më datë 21.04.2017.
Koncesionari ka pretenduar që pagesat duhet të fillojnë që nga data 1 nëntor 2016 (sipas kontratës së koncesionit), pavarësisht se shërbimi nuk ka ekzistuar: pra, për periudhën 01.11.2016-27.03.2017 për Rajonin e Elbasanit dhe 01.11.2016 -21.04.2017 për rajonin e Korçës.
Miliona euro me shërbime në letër
Allajbeu nuk ka përfituar vetëm para se të niste shërbimin e dializës, por shumat më të mëdha i ka përfituar gjatë zbatimit të koncesionit.
Është faktuar se Klod Allajbeu ka vjedhur miliona euro, duke rritur fiktivisht numrin e shërbimeve për pacientët.
Drejtori i Spitalit Gjirokastrër sabotoi dializën për të favorizuar Klod Allajbeun
Drejtori Spitalit të Gjirokastrës Solol Feruni, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka sabotuar shërbimin e dializës në sektorin publik, me qëllim që ky shërbim të ofrohet nga kompania e oligarkut Klodian Allajbeu, sigurisht me kosto më të lartë.
Prapaskena mëson se Feruni nuk ka zbatuar rekomandimin e autoriteve shëndetësore për marrjen e masave për përmirësimin e kushteve për ofrimin e dializës për të sëmurë me veshka.
Drejtori ka degraduar më tej këtë shërbim, duke krijuar kushtet që të ofrohet nga Klod Allajbeu.
Nuk dihet nëse drejtori Spitalit të Gjirokastrës Solol Feruni ka marrë ndonjë direktivë korruptive nga Orgeta Manastirliu apo ndonjë shumë të majme nga oligarku, por gradualisht shërbimi i dializës po kalon në duart e oligarkut Allajbeu.
Skandali është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të veorimtarisë së Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shendetësor, një nga organet më të denoncuara në Shqipëri për afera të larnishme korruptive.
Implikime të tjera
-Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për monopolin e dyshuar të Klod Allajbeut në tregun e shërbimit shëndetësor privat, por në raportin e hetimit zhduk emrin e Spitalit Amerikan, pikërisht subjektin objekt hetimi.
-Kupola e Ministrisë së Shëndetësisë, në vend të përmirësimit të shërbimit shëndetësor publik, është e agazhuar në mbrojtjen e interesve të oligarkut, në kopsitjen e letrave të tenderave, zgjerimin e shërbimeve në duart e Klodit dhe mbulimin e abuzimeve të tij.
-Mbi 10 milionë USD ka marrë Allajbeu vetëm përmes tre tenderave të dyshimtë, me garë formale dhe pa garë fare, por gjithnjë me ofertë gati sa fondi limit, për furnizim me maska.
-Një rreth prokurorësh, gjyqtarësh dhe deri tek përmbaruesit janë përfshirë në veprime arbitrare dhe vendimarrje korruptive në mbrojtje të interesave të Klod Allajbeut.
Disa nga bëmat e Klod Allajbeut te denoncuar nga media:
1- Si e kanë ‘kalëruar’ Klod Allajbeu dhe Arbër Teqja ministren Manastirliun mbi paratë e shëndetësisë, fijet deri në Zimbabve
2- Si doli emri i Klod Allajbeut në korrupsionin e Zimbabve, lidhja e fortë me Alqi Bllakon
3- Si e kapën Klod Allajbeu dhe Janis Karathano vajzën ngelëse të Pajtim Bellos
4- 2.8 MLN € për Klodian Allajbeun, 32 MIJË € Vilma Nushit/ Si shteti favorizoi qyl oligarkët e preferuar?!
5- Janis Karathano dhe Klod Allajbeu korruptojnë drejtorin Kristo Racën? Halldupi i ‘gjakut’ dhjetëra milionë euro tendera me famuj korrupsioni për dy oligarkët
6- Çfarë e lidh burrin e Manastirliut (Ermal Gjinajn) me Klod Allajbeun? Karriera nga ‘mallist’, roje, faqosës i RD-së tek sekretar i Genc Rulit