Ka përfunduar në “lenten” e hetimeve ndeshja e Champions League mes PSG-së dhe Crvena Zvezdës, që u luajtur më 3 tetor në Paris dhe përfundoi me rezultatin e thellë, 6-1.
Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, tashmë janë ngritur hije të forta dyshimi në lidhje me rregullsinë e kësaj ndeshjeje. UEFA ka vënë në alarm policinë franceze, pasi ka marrë disa sinjale të forta për trukim të kësaj sfide.
Një drejtues i klubit serb, sipas asaj që shkruan gazeta e madhe franceze, ka tentuar të vërë shumën e 5 milionë eurove për fitoren e PSG-së me 5 gola avancë. Një guxim shumë i madh, që duket se buronte nga diçka që ky drejtues dinte me siguri.
Kërkohet hetim i plotë dhe pritet që me mbledhjen e të gjitha të dhënave të dalë në dritë ajo që ka ndodhur realisht në atë ndeshje, ku skuadra serbe i pësonte golat me aq lehtësi.