PSG dhe Dortmund janë dy ekipet e para që shkojnë në gjysmëfinale të Champions League.
Francezët mposhtën Barcelonën në Spanjë me rezultatin 1-3. Katalanasit nuk arritën të mbanin avantazhin teksa kaluan të parët në epërsi me Raphinhan në minutën 12’. Një karton i kuq i Araujo pak minuta më vonë do të kompromentonte sfidën për blaugranat me PSG që do të shënonte 4 herë me Dembele, Vitinha dhe dopieta e Mbappes.
Në sfidën tjetër, Dortmund del fituese në një ndeshje të çmendur përballë Atletico Madrid. Sfida u mbyll me plot 6 gola, fitore 4-2 e gjermanëve që kaluan të parët në avantazh, u barazuan nga 2-0 e më pas shënuan 2 gola të tjerë.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë kjo mes PSG dhe Dortmund, ndeshje të cilën e kemi parë dy herë në fazën e grupeve. Por, kësaj rradhe është një tjetër histori. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, të kthimit me 7 dhe 8 maj.
BARCELONA 1–4 PSG (4-6)
(Raphinha 12’/ Dembele 40′, Vitinha 54′, Mbappe 61′, 89′)