Ministri Bledi Çuçi deklaroi pak minuta më parë se shuma zyrtare e dëmeve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit është 985 milionë euro.
“Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat. 60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë.
50 mijë ndërtesa verifikuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. U zhvilluan edhe katër anketa për nevojat socio-ekonomike. Dëmet janë 98 574 906, por dokumenti nuk është shterues”, u shpreh Çuçi.