Kryeministri Edi Rama vetëm pak çaste më parë ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku na tregon se si është transformuar qyteti i Vlorës gjatë qeverisjes së tij.
“Vlora zona historike”, shkruan kryeministri krahas fotove mbresëlënëse që të japin përshtypjen sikur nuk bëhet fjalë për një qytetet shqiptar.
Ky detaj iu ka rënë në sy edhe ndjekësve të shumtë të kryeministrit të cilët nuk kanë nguruar të shprehin mendimet e tyre.
“Për një çast mendova se ishte Burano “, shkruan një ndjekës, duke e krahasuar me ishullin turistik që ndodhet 11 km larg Venecias.