Benfica fiton ndaj Juventusit në raundin e dytë me shifrat 1-2 dhe i jep një shkelm shpresave të ekipit italian për kualifikim. Ndeshja nisi mirë për skuadrën bardhezi ku Milik shënoi që në minutën e 4′ të takimit.
U mendua se ekipi i Allegrit do ta kishte të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Benfica ia doli të fitonte terren në fushën e lojës dhe në minutën e 43′, Joao Mario do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, Juventus nuk tregoi asgjë në fushë dhe Neres do të shënonte golin e dytë në minutën e 55′ për Benfican.
Në minutat e mbetura, Vlahovic do të shënonte,por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë humbje, Juventus është në kuotën e 0 pikëve, ndërsa PSG dhe Benfica kryesojnë me nga 6 pikë.