Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndarë ngajeta ditën e sotme (3 shkurt) në moshën 58-vjeçare Violeta Lleshaj.
Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta’, shkruan ai.
Të dashur miq,
Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025….
See more