Mund të jetë në nga ministrat më të ashpër që ka patur Italia, por Matteo Salvini ka treguar ditën e sotme një tjetër anë të tijën.
Ai dhe gazetarja Elisa Isoardi janë kapur duke u puthur plot pasion gjatë pushimeve në Itali.
Mes impenjimeve politike dhe festës së Lega-s, Salvini ka arritur të gjejë disa ditë pushimi për t’i kaluar me prezantuesen italiane, të rrethuar gjithmonë nga të rinj të uritur për selfie.
Ata janë parë në një darkë romantike me peshk krudo, duke u argëtuar në plazh dhe duke u puthur në bordin e një motoskafi.
Në diell ose nën çadër por gjithmonë të përqafuar, kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë.
Të dy, siç ka zbuluar “Chi” pak javë më parë, kanë nisur bashkëjetesën zyrtarisht, pasi kanë marrë një shtëpi së bashku në qendër të Romës.