Llogaria zyrtare e kombëtares kroate në Instagram ka publikuar një fotografi nga dhomat e zhveshjes së ekipit të tyre, ku mes tyre shihet edhe presidentja Kolinda Kitaroviç, si dhe ai rus, Vladimir Putin.
Kitaroviç ka qenë një mbështetëse e flaktë e kombëtares ballkanase në rrugën e tyre drejt finales së Kupës së Botës “Rusia 2018”. “Të argjendtët e botës”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar nga kombëtarja kroate.