Lidër të rëndësishëm botërorë janë angazhuar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.
Në një deklaratë pas një telefonate një-orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se ai deklaroi se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.
“Presidenti Erdogan pwrswrii thirrjen e tij ‘le të hapim rrugën për paqen së bashku. Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjent për arritjen e armëpushimit, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, bwri me dije Presidenca e Turqisë.
Të dy krerët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dy paleshe mes dy vendeve.