Këtë pasdite nga zyra e tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të qytetetarëve live në Facebook-un e tij.
“Po të dëgjoj” është fushata më e re e ndërmarrë nga kreu i PD.
Gjatë komunikimit të tij Basha është ndjekur nga audienca të ndryshme. Ajo që vumë re është se kreu i PD ndërsa komunikon live me qytetarët ndiqet nga fillimi i bisedës deri në fund, nga personazhe të ndryshëm.
Ervin Koçi ish-deputet i Partisë Socialiste, tashmë Kreu i AMF (Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare) ka ndjekur videomesazhin e kreut të opozitës nga fillimi deri në fund.
Po ashtu epike ishte edhe pyetja e ish-kreut të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu i cili nuk ka hezituar të pyesë kreun e PD:
“Zoti Basha, sa do rritet rroga e një punonjësi, pensioni, dhe ndihma ekonomike”, ka pyetur Mziu tashmë në cilësinë e një qytetari të thjeshtë dhe jo më si përfaqësues nga radhët e PD të cilët janë të informuar për programin që PD ofron.
Më tej gjatë vëshgimit vumë re se ndjekës gjithashtu i videomesazhit të Bashës ishte deputeti i opozitës parlamentare, i cili pranoi mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit, Korab Lita.
Duket se Lita edhe pse doli jashtë vijës politike së Partisë Demokratike është tepër i interesuar se cfarë thotë ish-kryetari i tij.
Valbona Mezini, me herët anëtare e kryesisë në PD dhe më pas kritike e ashpër e Lulzim Bashës, më pas kandidate për kreun e bashkisë Vlorë si propozim i Bindjes Demokratike, është një tjetër ndjekëse e videomesazhit që ka përcjellë kreu i PD Basha ditën e sotme.
Me sa duket Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha ka rritur audiencën jo vetëm nga radhët e simpatizantëve të saj, por edhe nga ish-anëtarë të saj, e për më tepër edhe nga përfaqësues të partisë kundërshtare, Partisë Socialiste.