Qazim Laçi po tregon një formë mjaft të mirë në prag të grumbullimit me ekipin kombëtar. Mesfushori shqiptar bind në arenën europiane, ku luajti titullar në përballjen kundër Real Betisit.
Sparta e Pragës humbi me shifrat 1-2 në këtë sfidë, por në aspektin personal Laçi ka lënë pas një ndeshje të suksesshme.
Lojtari i Kombëtares kuqezi është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për klubin çek. “Sofascore“ e ka vlerësuar me notën 7.3 futbollistin 27-vjeçar. Kjo është nota e dytë më e lartë për Spartën e Pragës, pas autorit të golit, Birmançeviçit (7.6).