• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qesharake! Shkelje e barazisë në tendera?! Braho i SPAK nuk e di se koncensioni nuk është tender! Merr të pandehur 3 anëtarët e KVO-së për aeroportin e Vlorës se…. i dhanë koncensionin ofertuesit të vetëm

April 5, 2026
in Aktualitet, Dosja X

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë muaj pasi kreu i mëparshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani e njoftoi në Kuvend se procedurat e koncesionit ishin në hetim paraprak, pasuesi i tij, drejtuesi aktual i SPAK Klodian Braho ka marrë të pandehurit e parë, në kufijtë e parashkrimit të ndjekjes penale.

Burime kanë konfirmuar se u janë komunikuar zyrtarisht akuzat e shkeljes së barazisë në tendera (kur nuk ka patur fare tender si në çdo koncension vetëm ofertë) 3 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që marsin e vitit 2021 shpallën fituesin për koncesionin 35 vjeçar konsorciumin e kompanive Mabco Construction të Behgjet Pacollit, firma turke YDA dhe 2A Group e Valon Ademit kur nuk ka pas asnjë ofertë tjetër dhe në fakt si në rastin e çdo koncensioni nuk ekziston temnderimi duke e bërë të dyshimtë veprimtarinë e SPAK, me ndyrhyrjet në fusha ligjore jashtë kompetencave të tij, duke mos sqaruar se kush ishte konkurenti humbës dhe kush ishte fituesi …pa kundërshtar.

Pra kemi të bëjmë me një lajthitje të delirantëve të SPAK, kur çeshtja e konfliktit mes palëve po hetohet nga Prokurori e Tiranës. Por siç duket pasardhësi i Dumanit, Braho kërkon të sajoi një akuzë të re për Ballukun, gjë që është si puna e telefonit të policit në furgon me Erion Veliajn dhe kjo po tregon se prokuroria e SPAK është mbushur me sharlatan dhe intrigantë, në mungesë totale të të profesionalizmit dhe detyrimeve ligjore për të bërë detyrën.

Duke qenë një vepër penale që ndjekja i parashkruhet pas një afati 5-vjeçar SPAK ka nxituar t’i marrë të pandehur anëtarët e KVO, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, dhe po vijon hetimet për implikime të zyrtarëve të tjerë të lartë.

SPAK dyshon se me veprimet apo mos veprimet e tyre, nga dhjetori i vitit 2019 kur u shpall për herë të parë koncesioni e deri në mars 2021 kur u mbyll procedura ata kanë favorizuar fituesit e këtij investimi 104.3 milionë eurosh për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës për 35 vite. Por lind pyetja për këta “shkenctarë” me arsim të cunguar dhe analfabet funksional në fushat e tenderimeve dhe koncensioneve: A janë kaq të aftë disa punonjës provizor të drejtësisë të shpëtuar nga vetingu si hajdutë të shkallës së ulët, ta arrijnë të vlerësojnë edhe koncensionet duke i ngtërruar me tenderat, për të cilat u qan zemra për ti hetuar dhe gjykuar se pse e humbi Pallash dhe e fitoj Kallashi kur shqiptarët as nuk fitojnë dhe as nuk humbin gjë me shpërdorimin e detyrës dhe konfliktet mes palëve në biznes si nga humbësi dhe nga fituesi.

Kontrata me fituesit u firmos nga ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në prill 2021. Një muaj më pas më 17 maj 2021, “Vlora International Airport” u themelua nga koncorsiumi “Mabco Construction” me 58%, “Yda Group” (40%) dhe “2A Group” (2%).

Por disa muaj më pas, me argumentin se investimi ishte jo rentabël, u largua kompania turke e cila i shiti aksionet Behgjet Pacollit. Kjo lëvizje duket se ishte shkaku i një konflikti që do të lindte më pas mes aksionerëve të mbetur, “Mabco Construction” dhe “2A Group” që aktualisht pretendon deri në 49% të aksioneve për shkak të investimit. Kjo situatë ka nisur një konflikt gjyqësor mes aksionerëve por edhe një proces hetimi në prokurorinë e Tiranës mbi një kredi të marrë nga Pacolli në emër të VIA.

Aktualisht çështja e ndërtimit të aeroportit të Vlorës është kthyer një dosje penale për pretendimet e Ademit ndaj Pacollit dy firmat ndërtuese dhe që morën përsipër këte koncension, ndërsa data e hapjes për operim ende nuk dihet edhe pse afatet kanë kaluar, por se çfarë pune ka SPAK dhe Braho me konfliktet mes palëve, vetëm kjo strukturë çudibërse dhe gjithologe e di!

Next Post

Evropa, Shqipëria dhe Berisha "në mes"

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved