Nga Anri Bala
Nuk ka asnjë kufizim thonë prokurorët! Pra neni 242 KPP përdoret për ministrat dhe Kryeministër sipas organit të akuzës, por nuk perdorët për të zgjedhurit sikurse janë deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillit bashkiak.
Por, kur nuk pezullojnë dot një kryetar bashkie si Erion Veliaj, si i zgjedhur nga populli, pse marrin masë arrest me burg, neni 238, a nuk është masa shtërnguese pezullimi nga detyra?!
Pra, kur duan te “pezullojnë” nje kryebashkiak i japin masën arrest me burg, ndërsa kur duan të “arrestojnë” një ministër apo kryeministër i japin pezullim nga detyra, sepse nuk e arrestojnë dot, për shkak të imunitetit parlamentar, ku duhet t’i kërkojnë Këshillit të Mandateve, heqjen e mandatit në menyrë që të zbatohet masa. Hajde arsyetim hajde! /Ekskluzive.al





