• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qeveria dërgoi në Kushtetuese vendimin për Belinda Ballukun: Të shfuqizohet pezullimi, na tregoni dhe kompetencat

November 21, 2025
in Aktualitet, Debat

Këshilli i Ministrave i është drejtuar me një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar të shprehet për vendimin e togave të zeza, për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.

Kryeministria i kërkon Gjykatës Kushtetuese, si institucioni i vetëm dhe më i lartë që mund të interpretojë ligjet dhe vendimet e Republikës, që të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, i cili nuk e lejon Belinda Ballukun të ushtrojë detyrën si Ministre dhe Zëvendëskryeministre.

Gjithashtu, Qeveria shqiptare kërkon pezullimin e vendimit deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, i cili përcakton kompetencat e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave.

Më poshtë, tre kërkesat e Këshillit të Ministrave për Gjykatën Kushtetuese:

1- Shfuqizimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka vendosur masën ndaluese ndaj Ballukut;

2- Pezullimin e këtij vendimi deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;

3- Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, i cili përcakton kompetencat e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave.

Dokumenti i dorëzuar nga Kryeministria sqaron kërkesën e saj dhe kërkon një përgjigje ligjore nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur nëse vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun mbetet në fuqi ose pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit.

Siç është njoftuar zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera”, në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Belinda Balluku është numri dy i qeverisë shqiptare dhe në mungesë të kryeministrit, ajo ka atributet kryesore të drejtimit të vendit. Përveç propozimeve për ndryshime në kabinet të cilat janë detyrë ekskluzive e kryeministrit, zëvendësi ushtron të gjitha të tjerat. gjithashtu është person i mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës nuk është nëpunës i administratës civile dhe deputete e zgjedhur.

Next Post

Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret kryebashkiaku nga zyra dhe ta çojnë në burg pa gjyq

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin/ Marta Kos: Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme

Berisha në Brazil me Albanën në mbledhjen e "OJQ" CDI: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved