• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qeveria e Mickovskit me ndihmën e REL “shashka” qesharake para zgjedhjeve: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

October 4, 2025
in Aktualitet, Diaspora

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për një vizë . Kjo është shashka e re e qeverisë Mickovskit.

Kështu raporton edhe Radio Evropa e Lirë, që thekson se kjo është një nga çështjet që Qeveria e Shkupit e ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.

Natyrisht që kjo ëshë dëshirë e çdo vendi Ballkanik por është drejt të pamundurës aq më tepër për një shtet hibrid si Maqedonia e Veriut. SHBA heq vizat vetëm me vënde strategjike dhe kur qytetarët grek hyjnë me viza në Amerikë as që mund të mendohet heqja e vizave për qytetarët shumëkombësh maqedonas.

Kjo thjeshtë është një shashkë tymuese që qeveria e Shkupit hedh në treg para zgjedhjeve të Nëntorit

Radio Evropa e Lirë shkruan se ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dyja vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.

Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderim në Programin për Heqjen e Vizave dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kreu i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, gjatë vizitës së fundit në SHBA, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur në një intervistë për TV Sitel nga Nju Jorku se “ata nuk premtojnë që heqja e vizave do të ndodhë shpejt”, por është një nga temat që po diskutohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.

Këtë privilegj në Europë e kanë pak vende, si Kroacia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra dhe Holanda dhe tani kur Trump që po i mbyll dyert e Amerikës për shumë vend të varfra, po i hap derën maqedonasve të Mickovskit për të sfiduar vendet e Ballkanit. Ky është një lajm qesharak i qeverisë maqedonse dhe nuk ka gjasa të ndodhi për aq kohë sa në drejtimin e Amerikës do jenë Republikanët.

Next Post

Berisha përmend emra kllounësh për tu bërë "kurban" për Tiranën! Ja renditja e tij: Kalaja, Balliu, Paloka më të mirë se Manastirliu

Hasimja njofton live Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

Atentat me eksploziv në lagjen 3 te Sarandës . Viktima qytetari Isuf Jacaj

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved