• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, kategoritë që përfitojnë dhe si do të ndahen paratë

November 26, 2025
in Aktualitet

Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve gjatë muajit dhjetor 2025 dhe do të paguhen brenda këtij muaji, ndërsa pagesat që nuk kryhen deri në fund të vitit do të mund të realizohen deri më 30 qershor 2026.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhje ne sotme shpërblimin financiar për pensionistët dhe kategoritë e veçanta të përfituesve me rastin e festave të fundvitit.

Sipas vendimit, pensionistët që marrin pension deri në 20,000 lekë, si edhe disa kategori të tjera përfituesish, do të marrin një shpërblim prej 15,000 lekësh. Po ashtu, këtë vlerë do ta përfitojnë edhe kategoritë e veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës, veteranët e LANÇ-it, përfituesit e pensioneve për vjetërsi shërbimi deri në 20 000 lekë dhe punonjësit që kanë punuar në miniera, industri ushtarake, metalurgji apo sektorë të tjerë të përcaktuar me ligj.

Ndërsa pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të përfitojnë një shpërblim prej 10,000 lekësh. Ky grup përfshin pensionet e pleqërisë, trajtimet e veçanta financiare sipas ligjeve specifike, pensionet suplementare për funksione kushtetuese dhe përfituesit e pensioneve të vështirësisë së profesionit me masë mbi 20 000 lekë.

Rama ka shpjeguar se ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.

Të gjithë përfituesit, pavarësisht kategorisë, do të marrin shpërblimin, përfshirë edhe ata që fillojnë përfitimin deri më 31 dhjetor 2025.

Fondi total i parashikuar për këtë shpërblim arrin në 10.4 miliardë lekë, ku mbi 10.3 miliardë lekë janë të destinuara për pagesat ndaj përfituesve dhe mbi 72 milionë lekë për shpenzimet administrative të procesit. Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve gjatë muajit dhjetor 2025 dhe do të paguhen brenda këtij muaji, ndërsa pagesat që nuk kryhen deri në fund të vitit do të mund të realizohen deri më 30 qershor 2026. Shpërblimet e patërhequra pas kësaj date do të parashkruhen.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;

ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;

dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;

ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;

g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;

d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.

3. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.

5. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.

6. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.

7. Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:

a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;

b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.

8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më herët, kryeministri u shpreh se pas bonusit të fundvitit pensionistët do të shpërblehen dhe me bonusin e pranverës. Sipas tij, do të përfitojnë 100-150 euro.

“Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do marrin bonus 150 euro në fundvit, kurse ata me pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus 100 euro”, u shpreh ai.

Next Post

Luçiano Boçi kërcënon me një 21 Janar të dytë me "çadra pistoletë": Mos mendoni se nuk mund ta bëjmë dhe ne një 21 janar, por nuk duam kufoma. Se njerëzit gati i kemi

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Ish-drejtori i Policisë: Basha nuk shmanget dot nga përgjegjësia mbi 21 Janarin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved