Në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur qindra grekë për të zhvilluar ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të Kostandinos Kacifas. Kjo ka bërë që në Gjirokastër të tubojnë shoqatat patriotike, me këngë shqiptare dhe flamuj.
Tek busti i Çerçiz Topullit në qendër të qytetit disa pjesëtarë të shoqatave patriotike janë mbledhur dhe valvisin flamurin kombëtar e të UÇK-së.
Ata në sfond kanë vendosur këngë patriotike si “Xhamadani vija vija”, si kundërpërgjigje për ceremoninë që po zhvillohet në Bularat.