Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Qipros u pezullua përkohësisht pak minuta pasi tifozët qipriotë shfaqën një pankartë “Kosova është Serbi”. Loja rifilloi pasi policia hoqi banderolën, teksa Kosova kryesonte ne ate moment 2-0 ndaj Qipros. Sic dihet, Qipro eshte nje nder shtetet qe nuk ka pranuar Pavaresine e Kosoves.
Kosova e ka gjetur edhe golin e tretë dhe te katert ne pjesen e dyte. ‘Dardanët’ fillimisht kaluan në avantazh në minutën e tetë falë saktësisë së Vedat Muriqit nga pika e bardhë i cili realizoi me qetësi për 1-0. I njëjti lojtar në minutën e 20-të shënoi për të dyfishuar epërsinë dhe për ta përfunduar pjesën e parë me avantazh prej dy golave.
Me të filluar pjesa e dytë, i sapo aktivizuari në fushë, Albion Rrahmani, ia doli që në portën e zbrazët të shënojë për 3-0 pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 48-të. Lumbardh Dellova dot e thellonte shifrat ne te 55′.