Punëtorët e shëndetësisë janë përballur me protestuesit në Kolorado që janë kundër bllokimit dhe masave të marra për parandalimin e koronavusit. Protesta e qytetarëve të Denver u përball edhe me rezistencën e një grup punonjësish të kujdesit shëndetësor, ku të pajisur me veshje mbrojtëse dhe me maska kanë dala para protestuesëve për t’i kundërshtuar.
Një fotograf ka kapur momentin kur një grua del nga makina dhe i thotë infermierit të largohej nga rruga, por ai nuk e ka dëgjuar aspak, duke zgjedhur të shikonte në një drejtim tjetër.
‘Jo të gjithë heronjtë mbajnë kapele,’ shkruajti një përdorues i Tëitter në mbështetje të punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Një tjetër shkruante: ‘Punëtorët e kujdesit shëndetësor në Kolorado, të cilët kanë vënë jetën e tyre në linjë të parë për të shpëtuar të tjerët, qëndrojnë në rrugë në protestë kundër egoizmit dhe injorancës së njerëzve.
Shumica e protestuesëve nuk mbanin maska ose doreza, qëndruan në grupe të mëdha dhe nuk ruajtën distancën e nevojshme, madje disa kishin marrë edhe fëmijët e tyre me vete.