Në këtë ndërtesë të thjeshtë, pronësia e së cilës i kushtoi jetën Astrit Kalasë, banorët flasin me lot në sy për një gjyqtar që u bë pjesë e historisë së tyre.
“Me vjen me qa për atë tragjedi të rëndë është vra një i pafajshëm për këtë rrënojë…”, shprehen banorët Paulina Nika dhe banori Pal Frani.
ABC News ishte këtë të martë në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, ku banorët e godinës që u bë pjesë e tragjedisë, ndanë dhimbjen, shqetësimin dhe kujtimin për gjyqtarin Astrit Kalaja, njeriun që siç ata thonë, vendosi drejtësinë në vend.
Të strehuar që prej vitit 1992 me vendim të Këshillit Bashkiak të kohës, si familje në nevojë, përfituan banesë sociale nga shteti.
Por historia e tyre u kthye në një betejë të gjatë me institucionet dhe me pretenduesit e pronësisë.
“Të gjitha të zezat i kemi veç nga bashkia. S’na ka dalë për zot Lorenc Luka…”, shprehet banori Noc Ndoci.
Në zërin e Paulina Nikës ndihet frika e përjashtimit nga shtëpia me të cilën ka jetuar për 3 dekada.
“Kam 35 vjet këtu. Problemet na filluar në 2021. Atëherë erdhi përmbaruesi Martin Tusha”, thotë banorja Paulina Nika.
Banorët e lidhin zinxhirin e padrejtësive me institucionet vendore të kohës, ndërsa shkaku I çdo përplasje mban emrin e Lorenc Lukës, ish kryetari demokrat I bashkisë së Shkodrës.
“Përmbaruesi Martin Tusha në 2002 është bazu me i vendim gjykate që thotë se ne e kemi zaptu forcërisht. Po bashkia na ka strehu kemi akt marrëveshje. Lorenc Luka njeriu i tana të zezave”, shprehet Noc Ndoci.
Të gjithë rrëfejnë të njëjtin cikël të lodhshëm gjyqesh, dokumentesh dhe vendimesh që ndryshonin duar.
“Kemi kërku me e privatizu para këtij. Nëe Shkodër pallatet kanë qenë shtetërore. Unë lind në Shkodër s’kam prona, ai në Dukagjin paska…”, shprehet Ndoci.
Në kalvarin e gjyqeve të njëspasnjëshme, Noc Ndoci tregon se si Astrit Kalaja priti 10 vite Gjon Shkambin për dokumentin e trashëgimisë, të cilin nuk e dorëzoi kurrë.
“Astrit Kalaja për mu është njeriu që ka vendos drejtësinë. E ka prit Gjon Shkambin 10 vjet me i ç’u dokumentin e trashëgimisë”, thotë banori Noc Ndoci.
Kjo godinë, që mbart dhimbje, frikë dhe kujtimin e një vendimi të fundit, ka vetëm një emër: Astrit Kalaja. Për këta banorë, nuk ishte vetëm një gjyqtar, por njeriu që i dëgjoi, i kuptoi dhe i mbrojti.
Një nga familjarët e 30 familjeve që kanë qenë në gjyq me familjen shkëmbi ka folur ekskluzivisht për A2 CNN pas ngjarjes së rëndë të së hënës ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
Ai u shpreh se sot ka qenë gjyqi iu fundit, ndërsa i rënduar psikologjikisht për ngjarjen, ai u shpreh se gjyqtari është vrarë për të drejtën e 30 familjeve në Shkodër.
“Sot ka qenë gjyqi i apelit, i fundit. Sot na ka dhënë të drejtën gjykata ne, pastaj u bë si u bë. Vendimi ka qenë për 30 e disa familje. Ai ka vdekur për ne, për të drejtën që ka pasur dhe për të drejtën tonë që mos të dalim jashtë sepse na ka leju shteti jo këta”, tha ai.
“Gjyqtari u vra për ne”, flet një nga familjarët në proces me Shkëmbin: Do ketë ende pasoja për këtë pronë
Një nga përfaqësuesit e 30 familjeve që janë në proces gjyqësor me Gjon Shkëmbin ka rrëfyer në A2 CNN të gjithë kalvarin e përballjeve me drejtësinë për ndërtesën ku ata banojnë, e cila çoi sot në ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja.
I moshuari rrëfen në Ditarin e pasdites se kanë hyrë në godinë në vitin 1992 së bashku me 29 familje të tjera si të pastrehë, së bashku me disa të persekutuar dhe ish-ushtarakë.
Ai shprehet se disa vite më vonë pasi kanë kërkuar ta privatizojnë atë ndërtesë, kanë marrë vesh se ajo i ishte shitur një personi tjetër, duke akuzuar për këtë gjë ish kreun e bashkisë Lorenc Luka.
Që prej saj kohe ka vijuar dhe çështja në shkallë të ndryshme të drejtësisë, me përfaqësuesit e 30 familjeve që kërkojnë aktin se nga Gjon Shkëmbi e ka trashëguar ndërtesën.
I prekur nga ngjarja e rëndë, ai shton se gjyqtari Kalaja u ekzekutua teksa ishte duke vënë drejtësinë në vend.
“Ne jemi vendosur në 1992 në këtë godinë me aktmarrëveshje me Bashkinë. Ne jemi vendosur si të pastrehë, si të persekutuar. Ne kemi kërkuar ta privatizojmë dhe Lorenc Luka tha se nuk e plotëson dhe më pas ia ka shit Gjon Shkëmbit. Lenc Luka është strumbullari që ia ka shit. Nuk e di si mund të shitet një banesë me 30 familje, pa vërejtje. Ai na akuzoi se marrëveshja ishte false e verifikoi kriminalistika. Ai u vra për ne u vra për drejtësi. U vra për të çuar të drejtën e pronës.
Shkambit i kemi kërkuar ku e ka burimin e pronës dhe nuk e ka. Mua më ka thënë vëllai i tij që do ta lëshosh pronën. Do ketë pasoja të tjerë. Do të vdes në këtë pronë. Unë shkodran gjithë jetën dhe ata kanë zbrit prej Malësisë së Madhe. Familja Kurtaj ka qenë një prej familjeve. Gjyqi ka qenë për gjobën e përmbaruesit dhe jo për pronësinë. Ne kemi kërkuar që çështja të shqyrtohet në themel për pronën. E kemi çuar në gjykatën e Shkodrës dhe në Tiranë. Të sjellë aktin e trashëgimisë së pronës”, shprehet i moshuari në A2 CNN.