Për kryemistrin Edi Rama vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim sot është respektuar, prandaj ka vendosur që t’i falenderojë të gjithë qytetarët.
Duke folur si qytetar, jo si kryeministër, Rama thotë se edhe kjo masë është e domosdoshme për të shmangur një mbyllje të dytë.
“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë. Rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë.
Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpi”, shkruan Rama.