Qytetarëve po u shtohen çdo ditë e më shumë mosbesimi për drejtësinë e re, e cila është pjellë drejtësisë së vjetër dhe në aksion për të justifikuar paratë që merr dhe për ti hedhur hi syve ndërkombëtareve, ka marrë aksione të paprecedenta për të dënuar zyrtarët e sotëm, pa asnjë provë për krim të organizuar dhe korrupsion, por thjeshtë për një vepër penale që është kompetencë e prokurorive të qarqeve…shpërdorim detyre.
Ndërsa dosjet e krimeve madhore të kryera nga Berisha dhe bashkëpuntorët e tij, Meta dhe bashkëpuntorët e tij, Basha dhe bashkëpunëtorët e tij, Kryemadhi dhe bashkëpuntorët e saj flejnë gjumë dhe ashtu siç zgjati 3 vjet hetimi e dosjes Partizani ashtu o vazhdojnë të flejnë gjumë edhe gjithë dosjet më kriminale në këtë vend.
Në vazhdim do japim mendimet e qytetarëve të zhgënjyer dhe mosbesues se do bëhet drejtësi
Ja si mendon Franci i cili komenton në Fb
Asgjë nuk ka për të ndodhur o njerëz të mirë! Spak ka lindur me lepur në bark! Do të arrestojë aty ku nuk e kërcënojnë dhe asnjë nga opozita që e shantazhon dhe e tremb cdo ditë…. megjithëse bëmat e opozita mbushin dosje me cështje të rënda deri në vrasje masive.
Vetëm 3 individë janë akuzuar gjoja nga opozita.
!- Salianji i dënuar me burg në shkallën e parë që para 5 viteve e që shëtit cdo natë nga nje studio tv në tjetrën pasi apeli shtyn pambarimisht gjygjet derisa të falet.
2- Mehdiu me tragjedinë me 26 viktima e 300 të plagosur, që edhe ky krekoset neper televizione e jashtë shtetit me kostume luksoze e pritet të dalë i pafajshëm!
3- Berisha që shkon gjoja për tu marrë ne pyetje nga SPAK me eskortën sikur të ishte Xhon Goti në vend që të shoqërohej me eskortë polic e me një tufë mitingashës trushpëlarë nga pas që brohorasin para dyerve të SPAK.
Dhe kur mendon qe SPAK i arreston direkt politikanët nga mazhoranca duke u kërkuar arrest me burg qoftë dhe për një arkë peshk të zë frika!
Kur Berisha vazhdon dhe i shan ata te SPAK me liber shtëpie cdo natë nga ballkoni i shtëpisë së tij një rast unik në botë ku një i arrestuar bënue mitingje nga vendi i arrestit.
Ka ardhur koha që ky SPAK duhet të riformatohet me njerez me personalitet e trima e jo me frikacakë e larg shkollës berishiane! /Ekskluzive.al