Ilir Meta përpos dëmeve morale materiale dhe kthimin e vendit në një thesar hajdutësh për atë dhe partin që e drejton pjes më e rëndë e tij bashkëshortja me kurorë pa kurorë e ndarë, e bashkuar, që askush nuk i kupton e që nuk ndodhn në as një vend të botës me gruan e kryetarit të shtetit, tregon më së miri se këtu nuk ka shtet.
Ai shkruan se gjatë muajit gusht ka bërë 500 km ecje në zonat malore Ilir Meta duke e parë se në vend nuk ka shtet, nuk ka as president, por nuk ka as punë, ndaj ka muaj të tërë që me parët tona dhe duke paguar shoqëri turistike të specilizuar, bredhe nëpër male e nëpër fusha, e sa zbret nga bjeshkët e Kosovës e shikon në brigjet e Himarës dhe askush nuk flet, si erdhi, nga erdhi ky roxhobonxh,o me shpurën e tij, që vazhdon të na rjepi pa pikën e drojes dhe të turpit.
Vetëm një “toç” është shqtësuar për jetën e tij, i cili bisedon si vëllai me vëllain, duke i vënë në dukje sa sa trim qenka, që nuk ka …frikë!
Përgjigjia e Metë ndaj një prej ndjekësve të merakosur si puna e ketij Toçit
“I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t’ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e “Outdoor Kosova”, një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t’i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje. Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale. Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina”.
Ketu presidenti trim ka sqaruar gjithçka, vetëm nuk ka sqaruar se përse ka marrë arratin apo mendon se duhet të kthehet me 14 shtator nëse Monika rrëzon qeverinë me 13shtator?!/ Ekskluzive .al