Prej kohësh ka qenë një çështje shqetësuese cilësia e produkteve ushqimore në Shqipëri pasi kjo do të thotë se shëndeti i çdo konsumatori shqiptar rrezikohet nga standardet në të cilat prodhohen apo tregtohen sidomos ushqimet e shportës.
Ndeshemi çdo ditë me raste nga më të ndryshmet përsa i përket cilësisë së produkteve që shqiptarët konsumojnë.
Në këtë rast të mbërritur në redaksi, një konsumatore ka dëshmuar një mori krimbash dhe mizash të gjendura brenda në një pako miell Ola.
Ajo shkruan se qesen e ka hapur sapo e ka blerë produktin dhe mielli ishte brenda afatit të skadencës të shkruar në paketim 11-04-2024.
Konsumatorja shkruan:
“Pershendetje joq. Shikoni cfare gjendet brenda qeses se miellit Ola. Vlen tthem qe eshte qese e sapo hapur.”