Kryebashkiaku i Khersonit, Igor Kolykhayev ka pranuar se qyteti i tij ka rënë në duart e rusëve. Ai shkruan se në qytet nuk ka Forca të Armatosura të Ukrainës, por vetëm civilë.
Kolykhayev shkroi se forcat e Moskës kanë vendosur shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00 me kohën lokale dhe tha se makinat me ushqime, ilaçe dhe disa furnizime të tjera do të lejohen të hyjnë në qytet.
Por brenda qytetit duhet të lëvizin me shpejtësi “minimale”, ndërsa këmbësorëve u ndalohet të lëvizin në grupe prej më shumë se dy personash.