Qyteti Studenti i ka të hapura dyert në çdo kohë të vitit. Ka një kapacitet prej 5 000 vetësh, me 26 godina gjithsej.
Vitin e shkuar ai u popullua nga 5 000 vetë. Numri i të akumoduarve ka njohur vetëm rritje vitet e fundit. Fluksi më i madh i regjistrimeve është në shtator. Por, ka edhe një fluks tjetër në muajt janar-shkurt, pasi studentët që nuk përballojnë dot qirane, ujin e dritat i kthejnë sytë nga Qyteti Studenti.
Një muaj kushton 45 mijë lekë të vjetra, ndërsa një vit i plotë, 450 mijë lekë të vjetra. Në të ka dy psikologë dhe dy sociologë. Këto ditë shikohen punëtorë që po bëjnë punime mirëmbajtjeje.
Gjatë verës, godinat i nënshtrohen punimeve mbështetëse si lyerja, rregullime të dusheve dhe tubacioneve, punime elektrike etj.
Në 1 tetor, në rezidencën studentore universitare numër 1 në Tiranë, gjithçka duhet të jetë gati.