Gruaja e prokurorit të njohur në Greqi, George Tsironis, i cili humbi jetën vetëm pak ditë pasi bëri vaksinën anti-Covid, ka deklaruar se i shoqi vdiq pikërisht nga vaksina, pasi nuk kishte sëmundje të tjera.
Ai ra në koma, pasi injektoi dozën e vaksinës AstraZeneca.
Tasia Dimitriou ka pohuar se burri i saj nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndërsa ka shtuar se pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit, ai kishte ndjerë lodhje të madhe dhe gjithashtu kishte nevojë për oksigjen.